“Immer Besser” (Gjithmonë më mirë) është misioni që na drejton që në ditën e parë kur krijuesit e kompanisë vendosën të gdhendin në produktet e para këtë shkrim bashkë me Brandin Miele.
Kjo, e vendos kompaninë në një provë konstante dhe të vazdueshme për të qenë gjithnjë koherente me kërkesat e tregut duke i ndërthurur ato me novacionet që inxhinierët e Miele arrijnë të krijojnë.
Kur flasim për produktin tonë të cilin e pozicionojmë në sloganin “Gjithmonë më mirë”, nuk duhet të lemë pas dhe dizajnin e tyre.
Kur dizenjatorët tanë krijojnë një produkt ose një gamë produktesh ato drejtohen nga një slogan tjetër i cili është i stampuar në kreativitetin e dizenjatorëve dhe inxhinierëve tanë. “Designed for Life” (Të dizenjuara për jetë).
E pranishme në treg për më shumë se një shekull që prej vitit 1899, me një gamë mjaft të gjerë pajisjesh si elektroshtëpiake ashtu dhe në fushën profesionale me brandin Miele Professional me të cilin ofron produkte të cilësisë së lartë për bare, restorante dhe hotele.
Produktet e Miele Professional janë vlerësuar nga shumë juri ndërkombëtare për elementët e cilësisë, prakticitetit, dizajnit dhe novacionit.
Ato konsiderohen si të pazëvendësueshme në aktivitetet profesionale për dobinë apo funksionalitetin që i karakterizon dhe natyrisht këto e bëjnë të jetë zgjedhja e parë e konsumatorit, sepse Miele ka treguar që është e aftë të parashikojë dhe paraprijë çdo nevojë të tij.
Miele është lideri botëror në prodhimin e pajisjeve elektroshtëpiake premium, fjala e fundit e teknologjisë, gërshetuar kjo me një larmi dhe një pasuri të theksuar të risive të veçanta.
Ne në Miele jemi të sigurt që nuk kemi asnjë konkurrent në çdo gjë që prodhojmë dhe ofrojmë, seritë e fundit të kategorive të ndryshme të produkteve dallohen për tipare të avancuara në programet që përmbajnë, performancë më të mirë për një produkt që mund të komandohet në çdo distancë dhe çdo kohë pa pasur nevojë te jeni pranë per t’i programuar dhe komanduar.
Tashmë Miele ju ofron mundësinë të blini produktet e saj me këste dhe me interes 0%.
Të gjitha produktet Miele kanë një garanci prej 2 vitesh totalisht të mbuluar nga kompania si dhe 25 vjet asistencë teknike falas.
Midis shumë të tjerave, vlen të përmendet seria e fundit W1 dhe T1 e makinave larëse dhe tharëse të rrobave, që kursejnë dhe sigurojnë mirëmbajtjen maksimale të rrobave tuaja falë programeve dhe sistemeve siç janë:
PowerWash 2.0 -dallohet për kontrollin preciz të sasisë së ujit dhe energjisë sipas sasisë së artikujve si dhe teknologjisë së re të larjes, shtrydhjes & sperkatjes, larje e shpejtë dhe intensive për vetëm 59 min,10 % performancë më e mirë e larjes
TwinDos – Premiere Botërore, shpërndarje automatike e detergjentit, projektuar posaçërisht për përdorimin më eficient të mundshëm duke kursyer 30% të sasisë së detergjentit.
Capdosing – Përdorimi i detergjentëve të specializuar për të gjitha llojet e rrobave duke siguruar mirëmbajtjen maksimale të tyre si dhe duke kursyer deri në 40% më shumë energji elektrike.
Të gjitha makinat larëse, tharëse të kësaj game karakterizohen nga klasi energjitik A+++ dhe në të cilën proceset e larjes përshtaten sipas peshës dhe llojit të materialit të artikujve.
Për të plotësuar më së miri dhe në çdo detaj ambientin e lavanderisë suaj, Miele ofron për konsumatorin shqiptar hekurin për hekurosje “Miele Fashion Master”, i cili konsiderohet një produkt unik në llojin e tij. Ky produkt është i plotësuar me të gjithë aksesorët e nevojshëm (tavolinë hekurosjeje me jastëk ajri, avullator dhe pllakë antingjitëse) ku secili prej tyre ka një vend në një njësi të posaçme duke shndërruar punën më të lodhshme në një argëtim të vërtetë!
Risitë që Miele sjell në treg kanë një mision të veçantë. Ato janë krijuar posaçërisht për t’i dhënë fund lodhjes dhe mundimit tuaj në punët e shtëpisë.
E kush më mirë se një fshesë robot Miele do t’jua lehtësonte këtë punë të bezdisshme? Ajo vetëkomandohet nëpërmjet një sensori i cili detekton automatikisht papastërtitë në çdo lloj dyshemeje, duke ju dhuruar pastërti me një qetësi maksimale.
Showroom MIELE ndodhet në rrugën “Sulejman Delvina”, nr.12., Tirane, website www.elektromagjia.com, na gjeni në Facebook “Miele Albania” ose na kontaktoni në numrin: 04 222 3497
Miele – Gjithmonë më mirë!