Prej kohesh po dyshohej per nje lidhje te mundshme mes Mevlan Shabes dhe kengetares Albulena Ukaj.
Mirepo, cdo gje u konfirmua nga vete dyshja kur ata bene daljen e tyre te pare televizive si çift ne nje prej puntatave te “E Diell”.
Reagime te shumta ka patur per kete lidhje, sidomos nga fansat e çiftit Mevlan-Ledjana te cilet nuk e harrojne historine e tyre te bujshme edhe pse ka kaluar shume kohe.
Mirepo, se fundmi nje reagim ka ardhur edhe nga ana e Ledjanes.
Teksa ka organizuar nje pyetesor me ndjekesit, nje prej tyre i ka shkruar: “Mevlani e gjeti nusen, ti çfare pret?”
Ish konkurrentja vendosi t’a beje publike me ndjekesit e saj kete pyetje dhe ka mbuluar emrin e Mevlanit, tek eshte pergjigjur: “Une po pres anetaresimin ne BE“, duke e injoruar keshtu pyetjen per çiftin e ri.
Kujtojme se persa i perket lidhjes se Mevlanit dhe Albulenes, ata kane treguar se kontakti i tyre i pare ka qene pasi ai publikoi ne lnstagram kengen e re te Albulenes, e pas kesaj ata filluan te shkembenin mesazhe, derisa Mevlani e ftoi per nje bashkepunim.
“Pas disa dite komunikimi, s’kemi pas asnje lloj shkendije, vetem çeshtje pune kemi diskutuar”, tha ajo, ndersa zbuloi se ishte Mevlani i pari qe shprehu ndjenjat.
Albulena tregoi gjithashtu se i ka takuar prinderit e Mevlanit ndersa ai akoma prinderit e saj. Çifti zbuloi se puthja e pare eshte shkembyer ne Tirane.