Pak kohë më parë u bë me dije se Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj do të bëheshin prindër.
Çifti është në pritje të një vajze dhe këtë na e zbuluan në mënyrën më të bukur të mundshme.
Ata nxorrën këngën e tyre të re “Ama” që në fund kishte dhe pak momente nga baby shower-i e konkretisht kishte momentin më të bukur, atë kur çahet tullumbacja.
Petale rozë mbuluan Gencin dhe Enin të cilët duken shumë të entuziasmuar që do të bëhen me vajzë.
Për më shumë ju ftojmë të dëgjoni këngën, deri në fund…sepse aty është surpriza.