Mesazhi emocionues i Rita Orës për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Ditën e nesërme Kosova feston 15-vjetorin e Pavarësisë, ndërkohë urimet dhe mesazhet kanë nisur.

Ndër të parat që ka uruar shqiptarët për këtë ditë feste është ylli me famë botërore Rita Ora.

Në një video-mesazh për Radio Televizionin e Kosovës, Rita shpreh mirënjohjen për bashkëkombësit e saj, që e mbështetën gjithmonë në rrugën drejt suksesit. Videoja nis me një pjesë nga videoklipi i saj “Shine ya light” që u xhiruar në Kosovë në 2012.

Përshëndetje RTK, jam Rita Ora. Do të mund të flisja pa u ndalur për rrugëtimin tim me njerëzit e mi në Kosovë. Urime Pavarësia Kosovë dhe faleminderit për të gjitha këto vite krenarie dhe mbështetjeje”, thotë ndër të tjera Rita Ora.

https://www.instagram.com/p/Cot4wcNIztj/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Kujtojmë se Rita mbajti një koncert në Prishtinë në 10-vjetorin Pavarësisë së Kosovës pesë vite më parë.

Sakaq, nga viti 2015, me dekret të presidentes së atëhershme të vendit, Atifete Jahjaga, Rita Ora është shpallur ambasadore nderi e shtetit të Kosovës.

Burimi: /RevistaClass