Dua Lipa dhe Rita Ora, janë përfolur vazhdimisht për një raport jo të mirë me njëra-tjetrën.
Kjo pasi në fillimet e saj, Dua kishte kërkuar ndihmë nga motra e Ritës, menaxherja Elena Sahatçiu Ora, për t’i ndihmuar në rrugën drejt muzikës, por që në atë kohë ajo nuk ishte treguar e gatshme ta ndihmonte.
Çudia papritur erdhi nga kjo e fundit, e cila mbrëmjen e së enjtes publikoi një fotografi me Dua Lipën në Story.
Elena e cila është menaxhere e motrës së saj Ritës, nuk i kurseu disa fjalë krenarie për Duan.
“Mbretëresha ime e bukur shqiptare, kaq krenare me neve, ne e drejtojmë botën”, ka shkruar Elena.