Mes zërave për divorc, Afrona Dika “thumbon” Bleron

Këngëtari Blero Muharremi dhe modelja Afrona Dika kanë qenë në qendër të mediave pasi u zbulua se i kanë dhanë fund martesës.

Dyshimet u ngritën pasi dyshja fshinë fotot e përbashkëta nga Instagrami. Ndonëse deri tani nuk ka ndonjë reagim zyrtarë nga dyja palët, modelja së fundmi ka postuar një foto e cila ka ngritur dyshime në rrjet.

“Një grua e fortë e shikon sfidën në sy dhe i shkel syrin,”-shkruan Afrona krahas fotos.

Sigurisht në këtë situatë që ndodhet çifti, të gjitha dyshimet shkojnë për ndonjë “thumb” për Bleron.

Ju kujtojmë që dy javë më parë këngëtari i ka habitur të gjithë duke u shfaqur në Zvicër.

Në atë kohë nuk u përjashtua fakti që ai kishte shkuar për t’u sqaruar me Afronën në atë që konsiderohet si kriza e tyre më serioze në shtatë vite bashkë