Ditea dhe Sara janë dy motrat blogere jo pak të njohura për vendin tonë, të cilat i kemi parë edhe në rolin e moderatores.
Ato janë mjaft aktive në rrjetet e tyre sociale, ku shpesh ndajnë me ndjekësit momente nga përditshmëria.
Së fundmi, Ditea ka zbuluar me anë të një postimi në InstaStory se Sara është e preferuara e babait të tyre.
Që nga pjesmarrja në Big Brother Vip, Sarah ka treguar se ka një raport special me të atin.
Kjo pasi në foton e tij të profilit mbante një foto të Sarës kur ishte e vogël, ndërsa Ditea në postim ka shkruar:
“Sikur çdo gjë mos të mjaftonte, babi më kujton çdo moment kush është vajza e tij e preferuar.”