Modelja dhe aktorja e njohur turke, Cansu Dere, protagoniste në shumë seriale të njohur, shqetësoi fansat pasi një video në Tiktok u bë virale, ku pretendohej se ajo ishte zhdukur pas tërmetit vdekjeprurës që goditi Turqinë.
Tani, thuhet se aktorja ka vendosur të dalë në media me misionin për të mbledhur fonde, ndërsa disa foto të saj qarkullojnë në rrjet për t’u provuar njerëzve se 42-vjeçarja është shëndoshë e mirë.
Aktorja, e konsideruar si një yll në kinematografinë turke dhe e njohur për seriale si “Ezel”, “Anne”, “Sadakatsiz” etj, nuk dha asnjë shenjë jete që nga tërmeti vdekjeprurës, gjë që i bëri njerëzit të mendonin se diçka mund të kishte ndodhur.
Për më tepër, në media u aludua edhe se aktorja jetonte pranë epiqendrës së tërmetit.
Dere është një nga personazhet që do të bashkëpunojë me Disney Plus dhe Fox për të ndihmuar në zonat e prekura nga tërmeti.