Banori i BBVK, Gjoni, i njohur si Lugati, ka zbuluar mbrëmjen e djeshme se në vitin 2018 është diagnostikuar me kancer dhe se trajtimet mjekësore i kanë prerë ëndrrën për të pasur dhe një fëmijë.
Ai zbuloi se për këtë arsye ka reaguar keq kur Alisa dhe Urimi bënë prank sikur po prisnin një fëmijë.
“Në vitin 2018 e mora diagnozën që kam kancer edhe ato terapitë të cilat janë lënë pasoja te një mashkull edhe unë kam dasht vetëm edhe një vajzë që ta kem. Të dëgjoj gjëra të tilla, e ka njerëz jashtë në të njëjtën gjendje dhe mua më vjen shumë keq”, tha ai mes lotësh.
Kujtojmë se pak më parë, disa detaje prekëse dolën lidhur me jetën private të Karricës.
Gjoni është i martuar me një vajzë zvicerane, e cila ka humbur shkimin rreth 7 vjet pas martese e shkak për këtë ka qenë një sëmundje që i ka rrëmbyer 90% shikimin.
Çifti ka edhe një djalë 5 vjecar, për të cilin Gjoni u shpreh se do ta marrë malli shumë.