Mevlani ishte nje nga ish konkurrentet me te komentuar gjate sezonit te shkuar te “Per’puthen” e kjo per shkak edhe te situatave te krijuara me Ledjanen dhe Antonelen.
Ai dukej se ishte koke e kembe i dashuruar me Ledjanen, pasi edhe shume kohe pas daljes nga programi, Mevlani nuk i ndalte deklaratat romantike neper Instagram, gjithashtu situatat e takimet e tyre ne program zgjaten muaj me rradhe.
Mirepo, duket se ndjenja e tij ndaj Ledjanes nuk paska qene aq e forte, ose te pakten jo aq e forte sa ajo ndaj Efit.
Kete e ka pranuar vete Mevlani teksa ishte pjese e panelit te “Trotuar”, ku iu be pyetja se cila nga dy vajzat, mes Ledjanes dhe Efit, ja ka thyer zemren me shume.
Mevlani tha emrin e kesaj te fundit, mirepo e konsideroi me shume si nje terheqje me te madhe sesa nje thyerje zemre.
Kujtojme se Mevlani i ka dedikuar edhe disa kenge Ledjanes, ndaj dhe fakti qe ai tha emrin e Efit i habiti te gjithe ne studio dhe jo vetem!