Sara Hoxhën këtë sezon televiziv e pamë si një nga producentet e “Dancing with the Stars”, me programin e kërcimit që tashmë është drejt fundit dhe do të shpallë fituesin në finalen e 1 janarit.
Pikërisht për shkak të pozicionit të saj në këtë format, e ftuar sot në “Goca dhe Gra”, Sarës ju dha detyra e vështirë të vlerësonte e të jepte pikë për moderatorët e emisioneve ku ajo është producente.
Pikët ajo duhet t’i jepte jo për aftësitë e tyre në moderim, po për mënyrën si ata kërcejnë.
Kështu, për kërcimin e Arbanës vjet në skenën e “Big Brother”, Sara dha 7 pikë, megjithë dashurinë për moderatoren. Ndërkohë për kërcimin e Bora Zemanit dhe Eno Popit në skenën e “DWTS” ajo dha 9 për të parën dhe shumë më pak për kolegun e saj, që sigurisht nuk ka shumë lidhje me kërcimin.
Megjithatë Hoxha u tregua anëtate jurie më e ashpër me veten, teksa i dha vetëm 6 kërcimit të saj me bashkëshortin, Ledion Liço, në dasmën e tyre.