Mes Armaldos dhe Diolës, cili ishte i eleminuari i rradhës?

Pak minuta më parë u bë i ditur emri i të eleminuarit të rradhës në “Big Brother VIP”.

Mes Kristit, Nitës, Deas, Armaldos dhe Diolës, publiku vendosi që kjo e fundit të linte përfundimisht garën.

Ajo u përball me Armaldon pas shpëtimit të tre banorëve të tjerë, mirëpo edhe ai arriti t’i shpëtonte eleminimit.

Largimi i Diolës shkaktoi shumë mërzi tek banorët, sidomos tek Nita e cila u kthye në një mikeshë për të gjatë gjithë rrugëtimit të saj në BBV.