Luiz Ejlli është zgjuar me shumë stres dhe ankth, për eliminimin që pritet të ndodhë sot në “Prime”, pas nominimit të Oltës, e cila vendosi përballë Luizin, Kiarën dhe Bledin.
Në verandë, së bashku me Deamishel, Luizi bëri një bisedë, përmes së cilës kuptuam që është i rënduar dhe i stresuar për mbrëmjen e sotme dhe tha se edhe mund të lërë sot shtëpinë.
“Qysh që kam ardhur në këtë shtëpi nuk kam qenë ndonjëherë më në stres se sot. Për Zotin. As atë natë që isha me Efin nuk e kisha. Ajo do ikë një ditë, por se di. Po e pashë që nuk është gjë ai muhabet, prime është. 60 ditë boll qëndrova. Lojë është, me vuajtur kot për një lojë sikur nuk duket normale”, tha Luizi.
https://www.instagram.com/reel/Co6-cQXOn8S/?utm_source=ig_embed&ig_rid=02b1e51d-f11b-4a4a-87de-45fdc32e3219
Prej disa ditësh tashmë, Luizi përlotet në mëngjes dhe është shfaqur i ngarkuar dhe i mërzitur.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtari shpreh mendimin për të dalë nga shtëpia e “BBVA”, ndonëse është një prej banorëve të preferuar të publikut.