Mes 4 të nominuarve, ja kush banor u largua nga shtëpia e BBV

Gjatë kësaj jave konkurrentët në nominim ishin Armaldo, Efi, Bjordi dhe Tea.

Sipas votave të publikut, ai që la përfundimisht garën për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh është Bjordi.

Kujtojmë se Bjordi ishte konkurrenti që fitoi imunitet në spektaklin e shkuar për shkak të një loje që u organizua mes banorëve, mirëpo ai vendosi t’ia falte imunitetin e tij Diolës.