Meridiani “turperon” produksionin! Tregon hapur çfarë ka bërë pa dijeninë e tyre

Sot Meridian Ramçaj ish-banor i “Big Brother VIP”, tregoi hapur që ka bërë një veprim të palejuar pa dijeninë e produksionit.

“Mqs e kam mikeshë të ngushtë jashtë Arjolën dhe kisha parë gjendjen e saj të rënduar psikologjike.

Ajo ishte e merakosur për fëmijët dhe 1 natë para se të hyja takova gocën e Arjolës dhe i mora varsen.E ja çova ditën tjetër Arjolës, e kam fshehur pra e kam mbajtur në gojë.”

Arbana nuk e përfilli shumë dhe thjesht i tha se Arjolës gjithmonë i është komunikuar për fëmijët e saj.

Rivaliteti mes Ilirit dhe Monikës ka vendosur një tjetër person në siklet.

Është Arjola e cila duket se është lodhur së qëndruari mes këtyre dy zjarreve.

Shpeshherë asaj i është dashur të bëjë ndërmjetësim ose të durojë komentet e këtyre dy palëve.

“Tek unë nuk ndikon fare se çfarë thotë Iliri dhe Monika me njëri-tjetrin”,- tha ajo.

Ata kanë analizuar sot nëse mes tyre po vazhdon miqësia apo po lind rivaliteti i lojës.

“Unë Ilirin e kam mik dhe do vazhdoj ta kem të tillë”,- tha Arjola.

Nga ana tjetër Iliri shprehu se në thelb të lojës është fitorja dhe ky synim është i pashmangshëm edhe për Arjolën.

Arjola nuk mund te zgjedhe midis te dyve.