Meridiani është një nga banorët e komentuar të “Big Brother VIP Albania”, ku së fundmi ka qenë pjesë e një konflikti me vëllain e Donald Veshajt, Romeon.
Ky diskutim nisi me deklaratat e Meridianit pas eleminimit nga gara, ku sqaroi se pse i kishte thënë aktorit të humorit që e njohin si “Donaldi i Borës”.
Ndërkohë, i ftuar në “Prive”, Meridiani ka folur gjerë e gjatë mbi konfliktin e tij me Romeon duke thënë se e kishin lënë për t’u takuar por sipas tij, ky i fundit u tregua “i pabesë”.
“Adoleshentët janë ndoshta pak më të lidhur me Donaldin. Por ajo që më ka pëlqyer te Iliri është që ai donte t’i ngjiste gjërat me shkallë e jo me ashensor.Nga të tjerë u bë një fushatë shumë e fortë, që dukej si politikë. Kërkonin ta merrnin atë gjë me zor.
Isha në shtëpinë time për qejf dhe po bëja një status për të sqaruar një shprehje që kisha thënë unë. Ne duam të jemi ‘openmind’ po nuk jemi. Unë besoj që për këdo këtu krenaria e një mashkulli është femra që ka në krah. Këtë po e sqaroja në “Instagram”, kur më vjen një telefonatë me një trashje zëri.
Në Shqipëri nuk shkon kjo, ose je artist ose je i fortë. Më vjen një telefonat për t’u takuar dhe unë e prita me shumë qytetari. E lamë për t’u takuar, pastaj këtu më është bërë një padrejtësi, sepse pas telefonatës është bërë një status denigrues ndaj meje që i bëri thirrje publiktu për të nisur një hashtag për mua.”- ka zbuluar ai.