Meridian Ramçaj kujton të atin e ndjerë me dedikimin emocionues

Jo pak herë, Meridian Ramçaj ka spikatur me opinionet e tij në dalje të ndryshme publike, sidomos kohëve të fundit pas përfshirjes së tij në dy sezonet e “Big Brother VIP”.

Mirëpo, së fundmi Meridiani ka tërhequr vëmendjen me një dedikim për të atin e ndjerë.

Kujtojmë se ai është ndarë nga jeta në periudhën e karantinës për shkak të Covid-19.

Së fundmi nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ai i ka bërë një dedikim të veçantë të atit.

Çdo burrë mund të jetë baba, por duhet të jetë dikush i veçantë që të jetë një baba i shkëlqyeshëm. Ti ishe ai.’