Këngëtarja e njohur Eva Simons solli në jetë fëmijën e saj të parë javën e kaluar.
Vajza, Rosie Nova, ka lindur të martën pas tre ditësh të vështira. Lajmin e bëri të ditur vetë ajo përmes një postimi në Instagram.
Eva ndau disa foto shumë emocionuese nga salla e lindjes krahas së cilës shkruajti:
“Tre ditë që dukej se do zgjasin përgjithmonë dhe pikërisht kur mendova se nuk do t’ia dilnim, Zoti kishte një plan tjetër. Çfarë ekipi i madh specialistësh rreth nesh. Ne ishim të bekuar që i kishim ata atje në këtë moment shumë të rëndësishëm në jetën tonë.”
Këngëtarja është mirënjohëse jo vetëm ndaj mjekëve, por edhe vetë vajzës së saj.
“Vajza ime e ëmbël, Rosie Nova, ti je tashmë gjëja më e mirë që na ka ndodhur. Faleminderit që më zgjodhët mua si nënën tuaj”- shkruan këngëtarja.
Nuk mund të mungonin as komentet e bukura nga kolegët dhe fansat e këngëtares.
“Urime për engjëllin tuaj të vogël, ju uroj fat të mirë së bashku,” shkruan Ruth Jacott.
“Me zemër! Tani e tutje gjithçka do të jetë më e bukur!”, shton prezantuesja e Viaplay, Amber Brantsen.