E ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Goca dhe Gra’ moderatorja Sonila Meço foli rreth problemeve në martesë dhe eksperiencës së saj 21-vjeçare.
Ajo tha se në fillimet e lidhjes së tyre, e mendonte bashkëshortin si zgjidhjen më të mirë të çdo gjëje pasi e ndihmonte edhe profesionalisht duke qenë se kishin të njëjtën punë.
Më vonë kjo gjë ndryshoi dhe moderatorja tregoi se kushti i vetëm që do e mbante të fortë lidhjen me bashkëshortin ishte vetëmjaftueshmëria.
Si ja ke bërë 21 vite? Ke pasur moment zhgënjimi?
Sonila Meço: Unë kam mjaftueshëm vite e lidhur me bashkëshortin dhe ka pasur disa ngjarje të rëndësishme që nuk i kanë lënë kohë martesës. Në fillim kam menduar që Drini ishte zgjidhja më e mirë për mua sepse ishte mbështetja ime më e madhe ishte i qetë. Më mbronte edhe profesionalisht. Kaloi pak kohë dhe kuptova që nuk mund të punoj në të njëjtin vend me të dhe u mësova me idenë që nuk e kam më në punë por mund ta pyes për gjithçka. Kuptova që vetëmjaftueshmëria ime është kushti i vetëm që do të mbante të fortë lidhjen me Drinin. Ndoshta edhe Drini më ka parë me këtë sy. Është tjetër gjë dashuria është tjetër gjë martesa.