“Mendojne se kane influence…”, Fjoralba Ponari ironizon ish-banorët dhe ka dy fjalë për “dhëndrin”

“Big Brother VIP” është padyshim në qendër të çdo diskutimi. Jo vetëm banorët, por çdokush që ka lidhje me këtë ‘reality-show’ është nën vëzhgimin kritik të ndjekësve, përfshirë këtu edhe miqtë e afërm të protagonistëve të spektaklit.

Ashtu siç ka ndodhur së fundmi me Fjoralba Ponarin, e cila njihet për miqësinë e saj shumë të mirë me Einxhel Shkirën.

Së fundmi, në një ask në Instagram, moderatoren e kanë pyetur se çfarë mendon për banorët që kanë dalë tanimë, por bëjnë thirrje për të eleminuar ata brenda.

“Të kishin simpatinë e influencën që mendojnë se kanë tek publiku, do ishin duke i bërë këto thirrje nga brenda shtëpisë”, ka shkruar Fjoralba, mesa duket referuar Palomës dhe Arditit, që kanë shprehur hapur dëshirën që Einxhel të dalë, madje ky i fundit hapi edhe një “votim” për të.

Sakaq, sigurisht e kanë pyetur edhe për raportin Einxhel-Dagz, duke e konsideruar Arbrin si “dhëndër”.

“Për dhëndër s’di të them se pak shpejt dhe rrethanat janë shumë jo-normale, ndaj vetëm koha do e tregojë. Por si shoqëri e vlerësojmë pafund mbështetjen dhe ngrohtësinë që po i ofron Einxhelit aty brenda”, shkruan Fjoralba.

Sakaq, edhe vetë Einxhel pranoi mbrëmjen e djeshme se pëlqim ka, se janë afruar më shumë këto ditë, por ajo kështu e ka tipin, edhe jashtë.