Kantautori i njohur Eugent Bushpepa ishte i ftuar në “A live show”, me Ledion Liçon, ku zbuloi për herë të parë per publikun detaje nga jeta e tij profesionale, por edhe personale.
Për sa i përket rrugëtimit të tij në skenë ai tha se edhe pse studimet e larta i përfundoi për mjekësi në Bologna, zemra e tij e dinte që duhet të kthehej në Shqipëri për të vazhduar atë pjesë të zemrës që Eugenti e kishte lenë, muzikën.
Ndër të tjera, Genti rrëfeu edhe gabimin më të madh që ka bërë ndonjëherë në jetën e tij, që është hapja e një biznesi.
“Pas Eurovison kisha dy plane ose do merresha me një album ose me një biznes dhe unë nuk jam tip që mund të hap biznese dhe e kam marrë vesh vonë. Një ndër gabimet më të mëdha gjatë karrierës time ka qenë hapja e një biznesi ku unë performoja, ishte më shumë një diçka për të afruar njerëzit afër vetes, por që nuk shkoj ashtu si duhej.
Më mori energji të tepërta, më la pa kompozime të reja edhe pse kisha përkrahjen e publikut, merrja ngrohtësinë e publikut javë për javë, por nga ana tjetër, nga pikëpamja artistike e të bërit art më la shumë mbrapa. Kështu që, një nga gabimet më të mëdha të jetës time kjo mund të ketë qenë. Ka ndodhur para 3 vitesh dhe unë që mendoja se isha i pjekur”,- tregoi Bushpepa.