Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, dhe janë bërë prindër të një vajze të quajtur Emi. Por nëse mendoni se çiftet e njohura, janë ‘të paprekshëm’ nga problemet, e keni gabim.
Jonida ka treguar në emisionin “Natën me Aulonën” se dhe ata kanë patur periudhën e tyre të vështirë, ulje-ngritjet e veta, kryesisht në fillimet e tyre.
“Ne e kemi nisur marrëdhënien në distancë. Akoma vazhdon, po tani është ndryshe. Ne jemi shumicën e kohës bashkë. Në fillim ka qenë në distancë edhe nuk ishte aspak e lehtë, ndonjëherë mendoja se po humbte ajo që kishim nisur dhe po përpiqeshim ta mbanim”, tha Jonida duke shtuar se në marrëdhënien me të, ka qarë shumë herë për shumë arsye.