Në mediat sociale po flitet shumë rreth ndarjes së Beatrix Ramosajt dhe Donald Veshajt menjëherë pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”.
E kur të gjithë presim një reagim nga aktori ai duket se nuk ka ndërmend të prononcohet për këtë temë.
Megjithatë, fansat janë të mendimit se një këngë që ai ka publikuar së fundmi në Instastory është mesazh për Beatrix.
Donaldi ka ndarë me ndjekësit e tij një video abstrakte teksa ndodhet në makinë. Mirëpo vëmendjen e ka marre kënga që luhet në sfond.
Bëhet fjalë për këngën “Know You” nga Simi dhe Ladipo dhe në tekst thuhet:
“Dëshiroj vërtet të kaloj një fundjavë me ty zemer, për të të treguar këtë gjë që po ndiej, por vërtet nuk të njoh aq mire. Ne mund të shkojmë atje nëse ti dëshiron të më kesh, nuk e di pse mendoj se te dua kur nuk të njoh aq mirë”.
Vlen të theksohet se Donaldi e ndjek ende Beatrix në Instagram ndonëse ajo e ka hequr. Nuk dihet sa mundësi ka që ata të rikthehen bashkë, por së fundmi Monika Luboja që ka qenë e afërt me të dy tha se mund të ketë një dritë jeshile.