Pak javë më parë, këngëtarja Nora Istrefi dhe menaxheri Alesio Alia u përfshinë në një debat online.
Shkak u bë një deklaratë e Alesios, i cili gjatë një interviste përmendi emrin e Nora Istrefit kur u pyet nëse kishte dalë me humbje në ndonjë koncert.
Pas kësaj reagoi edhe Nora, duke e quajtur të pavërtetë këtë deklaratë dhe duke thënë versionin e saj të ngjarjes.
Më pas, Alesio dha një sqarim më të gjatë në rrjetet sociale.
Sot, i ftuar në “Jo Vetëm Modë”, Alesio i është rikthyer sërish ngjarjes duke e quajtur një keqkuptim të madh.
“Janë keqkuptuar gjërat, janë budallallëqe që… Janë muhabete që s’ia vlen t’i flasësh, sepse unë thjesht dhashë mendimin tim. Me kë ke fituar, me kë s’ke fituar… s’thashë asgjë të keqe. Pastaj u bë e madhe. S’e bëra me qëllim, ky është një biznes që edhe humb, edhe fiton,” – tha Alesio.
Besojmë se me kaq i vihet kapaku edhe kësaj çështjeje.
Burimi: /Class