“Nga Nora Istrefi dola në humbje”, kjo është deklarata e Alesio Aliaj, e cila prej dy ditësh ka pushtuar median rozë.
Në një prononcim për “Shqipëria live” menaxheri tha se me organizimin e koncertit të Nora Istrefit në Australi kishte dalë në humbje pasi sipas tij nuk kishte publik.
Kjo deklaratë e tij ka nxitur reagimin e këngëtares, e cila përmes rrjeteve sociale ka akuzuar Alesion për mos korrektësi dhe jo-profesionalizëm në organizim.