Mediat e huaja vene ‘ne diskutim’ drejtesine e Eurovision, i dalin ne mbrojtje Ronela Hajatit: “Me e klikuara dhe nuk arriti finalen?”

Performanca e Ronela Hajatit në gjysmëfinalen e Eurovision Song Contest është performanca më e klikuar në YouTube nga nata e parë, pas “Stefania” të grupit Kalush Orchestra, përfaqësues të Ukrainës.

Performanca e Kalush Orchestra numëron mbi 948 mijë shikime në vetëm pak orë, ndërsa Ronela më shumë se 712 mijë. Duhet thënë se të dyja këngët kanë një diferencë të theksuar nga të tjerat.

Referuar komenteve në rrjete sociale, duket se njerëzit ashtu si dhe disa prej mediave të njohura të huaja prisnin kualifikimin e Shqipërisë. Disa nga reagimet në Twitter: