Padyshim, emisioni “Dancing With The Stars” ka sjellë mjaft emocione te publiku, ku puntatë pas puntate shoqëruar kërcimit, nuk kanë munguar as debatet e as surprizat.
Teksa garës po i vjen fundi, konkurentët po bëhen gati për mbrëmjen gjysëmfinale këtë të premte e më pas do të kemi edhe finalen e madhe.
Megjithatë, edhe pse “lufta” mes personazheve pjesëmarrës në këtë format është bërë më e fortë se asnjëherë, njëri prej tyre ka vendosur që gjithë eksperiencën mos ta harrojë asnjëherë, duke gdhendur në trup një detaj nga gjithë ky rrugëtim.
Bëhet fjalë për Megi Pojanin dhe partnerin e saj në skenë, Jurgen Balën, që ditën e sotme kanë vendosur të bëjnë të njejtin tatuazh, numrin 10 në krahun e tyre, nisur nga kodi #VIP10 që kanë në “Dancing With the Stars.”
Këtë ata e kanë treguar me anë të një video-je në Instagram.