Marredhenia mes dyshes Atdhe dhe Bora eshte perfolur tashme prej shume kohesh e gjithashtu jane vene re reagimet e shumta te Atdheut persa i perket situatave te krijuara per Boren.
Perfshijme ketu edhe reagimet persa i perket marredhenies se saj me Donaldin dhe trekendeshin e krijuar me Beatrix.
Madje, ne nje interviste te tij se fundmi, ai u shpreh se sipas mendimit te tij, Donaldi ka per t’u lidhur serish me Boren pas daljes nga Big Brother VIP, duke na lene keshtu te mendojme se ai shpreson per nje rikthim te dyshes.
Ndersa, gjate intervistes se sotme ne “Abc e pasdites” Atdheu hodhi disa fjale jo te drejtperdrejta qe shkaktuan shume dyshime mbi marredhenien e tij me Boren.
Teksa u pyet per te, Atdheu u shpreh se pas lajmeve te shumta qe po qarkullonin per te dy, ai e hoqi Boren nga Instagrami, madje tregoi se edhe miqesia mes tyre u prish e tani nuk kane asnje lloj komunikimi se bashku.
Me pas, Atdheut iu bene disa pyetje ne pergjithesi e nje prej tyre ishte:
Ermali: Nje partnere per Atdheun a duhet te te shkruaje neper komente “o shpirt, o yll”
Atdheu: Ashtu me thoshte ajo qe me lendoi
Ermali: Po kete qe te lendoi e ndjek (ne Instagram) apo block?
Atdheu: Jo nuk e ndjek, e kam hequr
Ermali: E ka emrin shqiptar apo te huaj kjo?
Atdheu: Shqiptar, madje shume te ftohte!
Me pas vijoi duke thene: “T’i marrim ca pushime, diku ka rene bore e te ikim t’a shfrytezojme”
Ermali: Nuk i ndahesh bores e?
Atdheu: Kush s’e do boren? Boren e dimrit…