Me siguri, këtë fustan të Dua Lipës e ke pasur në dollap

Turi i albumit “Future Nostalgia” vijon ta sjellë Dua Lipën si një ikonë mode, veçanërisht në postimin e fundit.

https://www.instagram.com/p/CennuBqMy47/?utm_source=ig_embed&ig_rid=e53bb35b-a3f8-40ea-b323-20c107637aef

Dua është një ikonë në muzikë dhe në modë, ku nuk mungojnë asnjëherë bikinit super të lezetshme, stili i saj në tapetin e kuq, jumpsuit-ët Balenciaga, apo çizmet në ngjyrë neoni.

Ndërsa tani, na ka rikthyer nostalgjinë (si vetë albumi) e viteve ’80, me një fustan që me siguri të gjithë e kemi pasur në dollap.

E veshur me një fustan vibrant në ngjyrë vjollcë, çizme dhe makeup në të njëjtën ngjyrë (Euphoria vibeees), Dua shkëlqeu. Veshja u plotësua në mënyrë perfekte nga choker-i vjollcë.

Epo, te gjithe i kemi ‘borxh’ nje falje mamit që kemi këmbëngulur që t’i hedhi veshjet, moda vërtet kthehet.