Giliola Haveriku është banorja më e re e Big Brother Vip Kosova. Këngëtarja shqiptare vjen nga një histori dashurie me Amos Zaharia, ndarja e të cilëve u përfol gjatë në media.
Që pas ndarjes nga aktori i njohur, Gigi nuk u përfol për lidhje të re dashurie, por paska ndodhur dhe këtë e zbuloi vet ajo.
Këngëtarja ka zbuluar se para se të bëhej pjesë e këtij formati ka nisur një lidhje të dashurie.
Sipas saj gjithçka kishte nisur pasi ajo kishte marrë vendimin që të bëhej pjesë e kastit të BBVK.
“Unë e kisha marrë vendimin të vij këtu. E njoha më pas. Nuk kisha shanse dhe s’doja ta anuloja këtë, po mendoja për veten. Është e rrezikshme kur ke pak kohë, se thua se ‘mund të shuhet shumë shpejt’, por mua këtu më është ndezur më shumë”, ka thënë Gigi.