“Më shumë do ndiqet Luizi me Kiarën”, Erion Veliaj flet për protestën e opozitës në 11 shkurt

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, njoftoi pak kohë më parë se me datë 11 shkurt do të mbahet protestë kombëtare.

Mes shumë reagimeve, së fundmi ka folur dhe Kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Teksa u pyet në lidhje me protestën e organizuar nga opozita, Erioni u shpreh në mënyrë ironizuese se në 11 shkurt më shumë do të ndiqen dy banorët e BBV, Luizi me Kiarën sesa protesta.

“Unë e kam dëgjuar që do ketë një protestë dhe sigurisht e kemi dhënë lejen për ta bërë atë protestë por ju garantoj se më 11 shkurt të gjithë do jenë duke ndjekur Big Brother-in dhe më shumë vëmendje do të ketë Luizi me Kiarën sesa Saliu me Ilirin”, shprehet Erioni.

https://www.instagram.com/reel/CoUc9gvj2lB/?igshid=YmMyMTA2M2Y=