Pas një edicioni të suksesshëm vitin e kaluar, mbrëmjen e djeshme ka nisur edicioni i dytë i “Big Borther VIP Albania”.
Ky reality show do të mbajë publikun për 100 ditë me plot surpriza, drama, lojëra, të qeshura dhe lot.
Ditën e sotme disa nga banorët po qëndronin jashtë në oborr tek diskutonin me njëri tjetrin, ndërsa Mikela vendosi të tregonte më shumë për lidhjen e saj me ish-konkurrentin e “Për’Puthen” , Erionin.
“Mendoj që ai djali edhe më shfrytëzonte për famë, duke qenë që unë u bëra një personazh, nuk e kishte rëndësinë që kisha unë. Peshën që do ta kishte çift me mua nuk do ta kishte vetëm kudo dhe impaktin. Duke qenë se ne si çift do të kishim më shumë audiencë të gjerë sesa tek dhe donim ta shfrytëzonim si gjë.”- u shpreh ajo për Erionin.
Diskutimi ka vijuar më tej dhe kur banorët kanë pyetur se nëse hyri për dashurinë apo për famën Mikela tha se kishte hyrë për të dyja.
Më pas ajo ka treguar:
“Ai djali ka jetuar 5 muaj në shtëpinë time dhe unë nuk kam pse të mbaj në shtëpi dikë që e kam për show. Ishte një pjesë, okej mund të them që ai me të vërtetë më pëlqente sepse më kërkoi edhe rikthim para pak kohësh dhe ia dhashë prapë mundësinë dhe u riktheva dhe në momentin që u riktheva kuptova që nuk kishte ndryshuar.”