Mbrëmjen e djeshme, Ron Zaiti ka qen i ftuar në një intervistë për “Glamour Zone” ku tregoi se ka qenë Dafina Zeqiri ajo që ja ka fshirë disa këngë, jo vetëm bashkëpunimin me Semin.
“Shkak i heqjes së të gjitha këngëve nga të gjitha rrjetet sociale ka qenë shtëpia muzikore për shkak se nuk jam më i kontraktuar prej tyre, nuk marr më pjesë në shtëpinë muzikore. Arsyen se di. Por vendimi ka qenë i drejtueses së shtëpisë muzikore, Dafina Zeqirit, e cila ka vendos me i heq të gjitha këngët prej youtube-it”- u shpreh këngëtari.
Më pas, këngëtari u bë pjesë edhe e një loje të emisionit “Glamour Zone”.
“Do të bashkëpunoja…, do të kaloja një natë… ose do të martohesha. Do të them tre vajza dhe ti do të zgjedhësh”, e pyeti Ester, teksa i tregoi emrin e Borës, Semit dhe Elvanës.
“Do kisha bashkëpunuar me Semi Jaupaj, kisha kaluar një natë me Bora Zemanin dhe isha martuar me Elvana Gjatën”, tha Roni.
Kujtojmë se Roni u përfol se ka patur një lidhje me Semi Jaupajn, por që nuk u konfirmua kurrë.