“Me personat që gjithmonë i kam adhuruar nga ekrani”, Graciano Tagani pjesë e jurisë në emisionin italian

Balerini dhe moderatori njohur shqiptar Graciano Tagani ka ndarë me ndjekësit një lajm shumë të lumtur.

Ai ka njoftuar në Instagramin e tij se do të jetë pjesë e spektaktit të njohur italian “Performer Italian Cup” ku do të paraqitet si jurist.

Në postimin e tij ai u u shpreh:

I lumtur dhe emocionuar të jem pjesë e jurisë me persona që i kam adhuruar nga ekrani italian dhe nesër në Romë do të jem krah tyre. Jam falenderues, shihemi nesër.”

Graciano është marrë që në fëmijëri me baletin dhe ka qënë pjesë e spektakleve të njohura në ekranet shqiptare si performues dhe kritik.

Balerini do të shfaqet krah porsonaliteteve të njohur italiane, në një format i cili ndërthur artin e kërcimit dhe argëtimin.