Monika Lubonja edhe kësaj radhe nuk ka kursyer ironinë për Ilir Shaqirin.
Aktorja e njohur së fundmi publikoi një video ku shihej bashkë me koreografin Tan Brama.
Ky i fundit një ditë më parë bëri bujë duke e quajtur Ilirin ‘’interesaxhi’’.
“Nuk kam pasur kontakte, e lamë të takoheshim por nuk ndodhi. Më binte telefoni nga ai vetëm për interes, i duheshin balerinë, as nuk pyeste si e ke familjen dhe ja thashë që ti nuk pyet njëherë. Me të tjerët dilte ai me Tanin jo, megjithatë jeta vazhdon”, tha Tani gjatë intervistës së tij.
Pas kësaj deklarate ai bashkë me Monikan kanë hedhur një video ku duket qartë se janë kunja dhe ironi për fituesin e Big Brother Vip Albania.