Me një video nga shtrati, Fifi i bën surprizën romantike Adisit për ditëlindje: “Do të ruaj gjithë jetën”

Sot është një ditë e veçantë për këngëtaren Fifi, pasi partneri i saj, Adis Patushi feston ditëlindjen.

Ajo nuk ka nguruar t’i bëjë një surprizë në mesnatë, ku i ka kënduar këngën e ditëlindjes dhe duke i dhuruar një tortë në shtrat.

Artistja këtë moment e ka ndarë në Instagram me ndjekësit e saj krahas të cilit ka shkruar: “Adisin Fifi e do shumë. Gëzuar Ninxha im, gëzuar o ma i bukuri botës. Më gjete dashuri dhe do të të ruaj gjithë jetën dhe nëse e kemi gjithë botën kundër”.

https://www.instagram.com/reel/CfhuQUAAAJA/?utm_source=ig_embed&ig_rid=96508c8d-6050-4ead-bf32-240f2c1de87b

Më tej, ajo ka postuar edhe një foto, që e ka shoqëruar me një fjali tepër të ndjerë: “Të gjithë botën e kthej përmbys për ty, gëzuar dashuri”.

https://www.instagram.com/p/CfhwMAWNGnL/?utm_source=ig_embed&ig_rid=8502c8b1-0231-4d14-b2f6-cf646687a95a

Kujtojmë që lidhja mes Fifit dhe Adisit ka qenë gjithmonë shumë e komentuar në mediat rozë, pasi ky i fundit ka qenë i martuar me modelen Adrola Dushi dhe ka një djalë.