Te sapokthyer nga pushimet në Maldive, Arbana Osmani dhe Joni kanë ruajtur atje kujtimet më të bukura. Joni ato të fëmijërisë që do i mbajë mend për gjatë, ndërsa Arbana kujtimet me fëmijët që janë gjëja më e bukur.
Me po këto kujtime, Arbana sot, në ditëlindjen e 7-të të Jonit, ka treguar se cila ka qenë dita më e lumtur e jetës së saj duke dhënë edhe një premtim tjetër për të.
“Dita me e bukur e jetes sime ka qene kur linde ti o Joni❤️ Dhe cdo ditë pas saj akoma me e bukur me ty; Je lumturia ime dhe shpirti më i pastër që ekziston; Gëzuar ditëlindjen travel, mezi po pres të tregoj ty botën❤️Mama”, ka shkruar ajo.
Momentalisht Arbana është duke pritur fëmijën e saj të tretë, gjininë e të cilit nuk e ka zbuluar, ndërsa në nëntor të vitit 2020 ajo u bë mami për herë të dytë me Diellin.