Më në fund, pas një viti që erdhi në jetë, Priyanka dhe Nick zbulojnë portretin e vajzës së tyre

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas u bënë prindër të një vajze me 23 janar të vitit 2022.

Dyshja e famshme kishin vendosur që portretin e të voglës së tyre, të cilën e quajtën Malti, ta mbajnë të fshehur dhe së fundmi, pasi vajza ka mbushur 1 vit jetë ata e kanë prezantuar për herë të parë.

Kjo ndodhi në ceremoninë e zhvilluar për nder të vëllezërve Jonas, të cilët u nderuan në Hollywood Walk of Fame dhe sigurisht, e gjithë familja e tij shkoi për ta mbështetur dhe pikërisht në këtë event, vajza e tij Malti u fotografua në prehërin e së ëmës.