Amber Heard ndau pamjet e saj në një video që tregonin atë dhe James Franco në një ashensor së bashku një natë përpara se të aplikonte për divorc nga Johnny Depp në maj të viti 2016.
Gjatë gjyqit në vazhdim të shpifjes mes aktores dhe ish-it të saj, Heard shpjegoi se ajo ishte mike “e ngushtë” me Frankon, me të cilin u shfaq në dy filma dhe ndihej e mbështetur nga aktori në mes të romancës së saj të ashpër dhe të dhunshme me Depp.
“Ai ishte miku im dhe jetonte në vendin fqinj,” kujtoi ajo për marrëdhënien e saj me Frankon, ndërsa dëshmonte më 17 maj. “Dhe, sinqerisht, e kisha shteruar rrjetin tim të mbështetjes me miqtë e mi të zakonshëm. Isha e lumtur të mirëprisja sa më shumë miqësi në atë kohë që mund të arrij”.
Pamjet e mbikëqyrjes së ashensorit, të vulosura me kohë më 22 maj 2016 rreth orës 23:00, u ndanë në sallën e gjyqit të Virgjinias, që tregonin Heard, dhe Franco duke qëndruar së bashku teksa po shkonin për në apartamentin e aktores.
Në një moment të videos, aktori vendos kokën mbi shpatullën e Heard-it dhe ajo duket se ka vendosur kokën mbi kokën e tij. Më pas dalin së bashku nga ashensori.
Në gjykatë, ylli i Aquaman dëshmoi se Franko “preku disi anën e fytyrës sime dhe iu përgjigj asaj që pa”.
Kur avokati i Depp e pyeti nëse ajo ishte në dijeni se burri i saj do të ishte jashtë qytetit atë natë, Heard tha se nuk ishte e sigurt për orarin e tij.
Heard tregoi se ajo ndjehej sikur po “po ndahej” dhe po kishte vështirësi të flinte për shkak të sulmeve të panikut nga frika e saj nga Depp.
“Doja të ndërroja flokët. Doja një gjumë të mirë”, tha ajo në tribunë. “Isha e frikësuar dhe shumë e konfliktuar sepse personi nga i cili kisha frikë ishte gjithashtu personi me të cilin isha e dashuruar”.
Më 23 maj 2016, Heard bëri kërkesë për divorc nga ylli i “Pirates of the Caribbean” duke përmendur dallime të papajtueshme. Katër ditë më vonë, ajo dorëzoi një urdhër ndalimi për dhunën në familje ndaj ish-it të saj.
“E dija se nuk do t’i mbijetoja nëse nuk do ta bëja, kështu që bëra kërkesë për divorc,” dëshmoi më parë Amber.
Edhe pse Heard këmbënguli se marrëdhënia me Frankon ishte rreptësisht platonike, ajo kujtoi më parë “makthin” e debateve që ajo dhe Depp do të kishin për dyshimet e tij se aktorja kishte një lidhje me yllin e saj në Adderall Diaries .
“Ai e urrente James Francon”, tha Heard në fillim të këtij muaji, “dhe po më akuzonte tashmë se kisha marrëdhënie në të kaluarën, sepse tashmë kishim bërë Pineapple Express së bashku. Ai shkoi nga të pyeturit se si shkoi skena e puthjes ose se si shkoi skena e seksit, tek më pyeti se çfarë kishte bërë James Franco në skenë dhe duke qenë vërtet i qartë për trupin tim”.
Më herët në gjyq, Depp, i cili ka mohuar të gjitha akuzat për abuzim , konfirmoi se ata kishin debatuar për Frankon dhe tha se besonte se Heard po e tradhtonte atë.