Me këtë postim, Kledi e tregoi hapur se kush duhet t’a fitonte DWTS sipas tij!

Ashtu si në çdo program kompetitiv, edhe fitorja e Sara Hoxhës në DWTS shkaktoi polemika dhe diskutime të shumta.

Një pjesë e mirë e publikut i uroi fitoren Sarës duke u shprehur se ishte mëse e merituar, ndërsa një pjesë tjetër deshironin një tjetër fitues.

Pas përfundimit të spektaklit secili nga anëtarët e jurisë bëri falenderimet e tij për eksperiencën në rrjetet sociale, mirëpo postimi i Kledit ishte ai që tërhoqi vëmendjen.

Kryetari i jurisë shkroi për përfundimin e kësaj ekperience të bukur, teksa në sfond kishte zgjedhur të vendoste një nga këngët e Elhaidës.

Kujtojmë se Kledi është përfolur nga konkurrentët e tjerë për favorizimin e Elhaidës në performancat e saj, ndaj ky postim i fundit shihet si një menyrë për të treguar se kush duhet të ishte fituesi sipas tij.