Të gjithë e njihni Andrew Tate, personazhin më të komentuar të rrjeteve sociale.
Deklaratat e tij, pikëpamja që ka për lidhjet femra-meshkuj, mënyra si duhet të sillet një mashkull dhe si duhet ta trajtojë femrën, ngjallën debate e revoltë të madhe në rrjet.
Aq sa, Tate u bllokua nga rrjetet sociale Instagram, Facebook, Tik Tok dhe Youtube. Megjithatë, videot e tij vazhdojmë t’i shohim po njësoj në rrjet, megjithëse ai s’ka llogari personale.
Atë e quajnë “Tate G” apo “Common Tate”, sepse sipas një pjese të ndjekësve ai jep këshillat më të vlefshme dhe gjithçka që thotë bën sens.
Mirëpo, së fundmi nëpërmjet një postimi në Twitter, Andrew Tate ka shtangur gjithë rrjetin.
Ai shprehet se pas gjithë deklaratave që ka bërë apo pas refuzimit “për ti shitur shpirtin djaIIit” “drejtuesve të botës” sic i referohet ai, po tentojnë ta vrasin.
“Matriksi me ofroi leke qe une te shes shpirtin tim per te ndihmuar djaIIin. Une refuzova. Ata gjeten nje njeri me influence masive, me moral te mirefillte dhe qe jeton besnik ndaj zotit. Keshtu qe ata u perpoqen te me anulojne, por deshtuan. Se shpejti ata do te perpiqen te me vrasin mua”, shprehej Andrew ne deklaraten e tij.
Me tej Tate shtoi: “Nese me vrasin, dijeni qe ju kam dashur te gjitheve”.