Se fundmi, kengetari Klajdi Musabelliu ka bere nje deklarate te papritur ne rrjetin social, TikTok.
Teksa ka postuar nje video, krahas saj ai ka shkruar se 7 vite me pare organizatoret e Festivalit te Kenges e kane “vrare” artistikisht pasi e perjashtuan nga finalja e madhe.
Kengetari shprehet se shkak i perjashtimit te tij u be refreni qe kendoi ne skene pasi publiku po e duartrokiste.
Postimi i plotë i Klajdit:
Ju a kam “Falur” që më keni vrarë artistikisht, psikologjikisht, emocionalisht, shpirtërisht…7 vjet më parë, me ‘justifikimin’ se meqënëse këndova refrenin kur më ktheu sallak,më përjashtuat nga finalja dhe festivali. Ju a kam falur edhe paragjykimet politiko-idioto-sportivo-kafeisto-lëpirsë që bëtë.Përpiqem cdo ditë t’ja fal edhe ER, IM, MK, që kontribuan në prishjen jo vetëm të jetës sime artistike, por edhe asaj sociale, familjare…Uroj mos ta bëni të njëjtin gabim sot me Albina Kelmendi
Ps, marr shkas nga mesazhi i transmetuar nëpërmjet interpretimit të Margarita Xhepës në Festival. Faleminderit për mirëkuptimin, ju dua shumë.
Megjithese behet fjale per nje ngjarje te ndodhur vite me pare, ne komente shihet mbeshtetja e ndjekesve per te.