Diten e sotme Top Channel beri me dije se së shpejti do te nise edicioni i dyte i “Big Brother VIP”.
Ne promo, produksioni kishte vendosur disa nga momentet me kulminante qe kane ndodhur gjate me shume se 100 diteve ne izolim.
Nje prej ketyre momenteve ishte edhe ai i Fifit, ku e revoltuar kerkonte te dilte menjehere nga shtepia e BB VIP.
Mirepo, duket se Fifit nuk i ka pelqyer aspak fakti qe produksioni ka rikthyer serish ne vemendje nje nga momentet qe shkaktoi me shume urrejtje nga publiku.
Me ane te nje videoje ne InstaStory, kengetarja u shpreh e revoltuar se TCH po vazhdon t’i shkaterroje jeten dhe po nxit serish urrejtjen e publikut ndaj saj.