Pak kohë më parë, një postim i reperit Noizy në rrjetet sociale ku i drejtohej Luana Vjollcës, mori vëmendjen e të gjithëve.
Ai i shkroi moderatores me një gjuhë të ashpër dhe i kërkoi që mos t’a vendoste më foton e tij në lojërat që ajo organizon në programin “Zemër Luana”.
Ky reagim i Noizyt erdhi pas puntatës ku të ftuar ishin dy reperët me të cilët ai ka konflikte, Mato Lale dhe Marini. Ata e gjuajtën disa herë foton e Noizyt derisa e rrëzuan në tokë.
Mirëpo, mbrëmjen e djeshme ishte e ftuar Melinda Ademi e ashtu si çdo reper organizoi lojën në fjalë, mirëpo këtë herë me një ndryshim.
Mesa duket Luana i ka marrë masat e u vu re që në tabelën e fotove të reperëve, mungonte ajo e Noizyt. /Lokimagazine.com