Regjizori i njohur, Bjordi Mezini, eshte bere serish pjese e programit “Big Brother”, por ndryshe nga ajo e viteve me pare, kete here eshte mes personazheve te njohur.
Gjatë një bisede ditën e sotme në ambientet e shtëpisë me Luiz Ejllin, Bjordi ka folur për gjenjen e tij romanike, duke treguar se ka dikë jashtë, megjithatë aty ka hyrë si beqar.
Sipas tij, jo se po kërkon të krijojë dicka me dikë brenda shtëpisë, por beqar në kuptimin që nuk do të flasë për historinë që ka jashtë dhe as ta përfshijë atë në bisedat me banorët apo në lojën e tij.
Bjordi shpjegoi edhe arsyen pse ka vendosur të mos flasë më kurrë për këtë dhe as një lidhje tjetër të tij, duke u shprehur se historia publike që ka pasur e ka traumatizuar jo pak.
“Në rastin tim, lidhja publike është një çështje që më ka traumatizuar jo pak. Për mënyrën si jam ndërtuar unë, vëmendja mediatike, përfshirja e publikut edhe mediave ka qenë diçka që ka ndikuar jo pak. Jo vetëm në lidhjen time, por edhe në karakterin tim. Kjo gjë më ka bërë të kuptoj se disa gjëra në jetën time nuk do t’i ndaj më kurrë.”- tha regjizori i njohur, teksa sigurisht nënkuptoi se bëhet fjalë për lidhjen e tij me ish-banoren e ndjerë të “Big Brother”, Adela Xhamani.
Nëse e keni harruar, Bjordi dhe Adelajda ishin dy nga emrat më të përfolur të “Big Brother Albania 2” në vitin 2009, ndërsa raporti i tyre nisur edhe nga rrethanat, konsiderohet si një nga historitë më ikonike të dashurisë në këtë reality show në Shqipëri