Valbona Selimllari është nga ikonat e bukurisë shqiptare, për të cilën duket se koha nuk ecën fare.
E bukur dhe rrezatuese vazhdon të mbes edhe pas kaq shumë vitesh që është shpallur më e bukura e Shqipërisë.
Për kohët e dikurshme duket se ka nostalgji Valbona, e cila është kthyer pas në kohë duke publikuar disa fotografi nga koha e adoleshencës.
Në dy fotografi ajo na zbuloi stilin e saj të dikurshëm të flokëve dhe gati sa nuk e njohëm.
Kujtojme se Valbona Selimllari u kurorëzua me titullin Miss Albania në vitin 1992 duke hyrë në histori si miss-i i parë shqiptar.