“Më fal që nuk jam rujt vetëm për ty”, Fifi sapo i bëri dedikimin më të veçantë Adisit

Fifi dhe Adis Patushi po jetojnë romancën e tyre prej disa muajsh.

Që në momentet e para kur dyshja nisi historinë e tyre të dashurisë, ata ndajnë vazhdimisht me publikun copëza nga ajo që po përjetojnë.

Fifi dhe Adisi duken të pandarë në çdo moment. Madje ky i fundit është edhe mbështetësi më i madh i këngëtares duke e shoqëruar në çdo koncert.

Mbrëmjen e sotme teksa ka postuar disa foto të tyre në çift, Fifi ka zgjedhur fjalët më të bukura për ti treguar edhe një herë tjetër Adisit rëndësinë që ka në jetën e saj.

“Përtej dashnisë! S’jemi te parët ne jetët tona , po një gjë e di – ty kam met dediku veten . M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty, po një gjë e di – për ty do jetoj. Të gjeta çmenduria ime, dashnia që e kërkova për vite me rradhë. Të dua”, ka shkruar Fifi.

“Je rehati im…”, ishte komenti i Adisit.

https://www.instagram.com/p/CfKKvtMtVUF/?utm_source=ig_embed&ig_rid=b0ec63ae-a1cf-42cc-9262-999d6dbb5ec7