“Më fal motër”! Stresi nuk përmbahet, i qëllon me shuplakë në të pasme banores së “BBV Kosova”

Temë debati mbrëmjen e së hënës në Big Brother VIP Kosova ka qenë një diskutim i bërë mes reperit Stresi dhe modeles Xhuli Nura.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj e kishte kritikuar modelen kosovare për veshjen e saj ekstravagnte brenda shtëpisë, dhe kjo e fundit i kishte thënë se do të bënte kujdes.

Ndërkohë vetëm një ditë më pas, Stresi nuk ka duruar gjatë një pasdite të kaluar në qëndrimin ditor, dhe e ka gjuajtur me shuplakë në të pasme Xhulin.

“Më fal motër”, dëgjohet duke thënë Stresi pasi gjuan me dorë mbi të pasmet e modeles.

Videoja në fjalë është bërë virale në TikTok.