Temë debati mbrëmjen e së hënës në Big Brother VIP Kosova ka qenë një diskutim i bërë mes reperit Stresi dhe modeles Xhuli Nura.
Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj e kishte kritikuar modelen kosovare për veshjen e saj ekstravagnte brenda shtëpisë, dhe kjo e fundit i kishte thënë se do të bënte kujdes.
Ndërkohë vetëm një ditë më pas, Stresi nuk ka duruar gjatë një pasdite të kaluar në qëndrimin ditor, dhe e ka gjuajtur me shuplakë në të pasme Xhulin.
“Më fal motër”, dëgjohet duke thënë Stresi pasi gjuan me dorë mbi të pasmet e modeles.
Videoja në fjalë është bërë virale në TikTok.