Prej disa javësh, çifti më i ri i showbizit shqiptar, këngëtarja Elhaida Dani dhe balerini Ledian Agallijaj janë në qendër të mediave rozë, pasi pranuan publikisht se janë në një lidhje.
Lidhur me raportin e dyshes ka reaguar edhe babai i Ledianit, koreografi i njohur, Pëllumb Agallijaj, i cili në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” nga Baku e Azerbajxhanit, ka thënë se Elhaidën nuk e ka takuar ende, por që si çdo prind do lumturinë e fëmijës.
Ai ka preferuar të mos flasë më gjatë për këtë marrëdhënie, duke u shprehur se nuk i pëlqen të ndërhyjë.
“Nuk ka natë që mos të flasim bashkë. Veprimi i tyre është mes tyre dhe unë nuk mund të ndërhyjë në këtë muhabet. Është dëshira e tyre dhe unë nuk ndërhyjë mes tyre. Me thënë të drejtën çdo prind do që ta shoh fëmijën e tij të lumtur. Me thënë të drejtën, unë nuk kam pasur asnjëherë kontakt, ka inçizuar disa klipe, është këngëtare shumë e mirë me vlera artistike jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për botën. E kam shumë të vështirë, të jap mendim për këto gjëra se i zgjidh vetë rinia”, tha Agallijaj.